Brickos

Kryetari Haliti priti në takim përfaqësuesit e SBASHK-ut

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti së bashku me drejtoreshën e Arsimit, Arta Ajeti, kanë pritur në takim përfaqësues të Sindikatë së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës të Kosovës (SBASHK), në krye me Rrahman Jasharin. Gjatë takimit ata kanë bashkëbiseduar rreth çështjeve që kanë të bëjnë me fushën e arsimit. Kryetari Haliti në këtë takim e falënderoj z. Jashari dhe SBASHK-un për kontributin që po japin në arsim, duke potencuar dhe punën e qeverisjes lokale në Viti, me qëllim të rritjes së vazhdueshme të cilësisë për mësimdhënësit dhe nxënësit vitias. Në këtë takim u bisedua edhe për stërgjatjen e projektit të objektit të ri shkollor në Pozheran si shqetësim për këtë komunë. Përndryshe në këtë takim i pranishëm ishte edhe përfaqësuesi i SBASHK-ut për Viti, Kemajl Bislimi me bashkëpunëtor.

 

Kontrolloni gjithashtu

Smajl Latifi: DËSHMORËT JANË NGURTËSUAR PËRJETËSISHT NË MENDJET DHE ZEMRAT TONA

DITA E DËSHMORËVE TË KOMUNËS SË RAHOVECIT * DËSHMORËT JANË NGURTËSUAR PËRJETËSISHT NË MENDJET DHE …