Kryetari Haliti priti në takim Sami Musën-deputet në Parlamentin e Hamburgut

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka pritur në një takim, Sami Musën, deputeti shqiptare në Parlamentin e Hamburgut. 35-vjeçari është një afaristët i njohur në Hamburg, përndryshe djali i veprimtarit Xhelil Musa me origjinë nga Pozharani i Vitisë, që njihet për kontributin dhe angazhimin e tij shumë vjeçar në të gjitha sferat e shoqërisë kosovare. Në takimin pritës të kryetarit Haliti, ishte edhe nënkryetari i Lidhjes së Shqiptarëve në Botë, njiherit edhe kryetar i Lidhjes së shqiptarëve në Gjermani, Sebastian Nuiqi. Kryetari Haliti, njoftoi mysafirët me aktivitetet e komunës, për projektet e realizuara dhe ato që parashihen në të ardhmen.

Kontrolloni gjithashtu

Njoftim për orarin e Dëgjimeve Buxhetore me qytetarët nga komuna e Malishevës

Njoftohen qytetarët e Komunës së Malishevës dhe kryetarët e fshatrave se sot, e hënë (20.07.2026) …