Kryetari i komunës së Vitisë, z. Sokol Haliti zhvilloi një tubim të jashtëzakonshëm me Forumin e Gruas në Viti.
Në zemrën e qytetit tonë të dashur, ndjeva fuqinë, urtësinë dhe shpirtin e palodhur të grave që e mbajnë gjallë çdo familje, çdo fshat, dhe vetë frymën e komunës sonë.
Faleminderit për mikpritjen, për fjalët e mençura, për energjinë e pastër që më dhatë, dhe për dashurinë që e shndërroni çdo ditë në veprim, në përkushtim, në forcë. Ju jeni forca që mban gjallë shpresën tonë për një të ardhme më të drejtë, më dinjitoze dhe më të barabartë për të gjithë. Një falenderim i veçantë për Forumin e jashtëzakonshëm të Gruas, për këtë organizim masovik!
Rrugëtimi ynë vazhdon bashkë, me zemër, me vendosmëri dhe me dashuri për Vitinë tonë. Ju faleminderit pa fund për gjithçka:, thuhet ndër të tjera në postimin në facebook, të kryetarit të komunës së Vitisë, z. Sokol Haliti.