Kryetari Haliti takohet me ministrin Abrashin

Kryetari i Komunës së Vitisë Sokol Haliti gjatë takimit me ministrin e Infrastrukturës Arban Abrashi ka marr premtime nga ky i fundit se çështja e kyçjes së Vitisë në autostradën “Arbën Xhaferi” në fshatin Gërlicë do të merr së shpejti një epilog të ri. Abrashi, sipas kryetarit Haliti do të rikthej vendimin për nisjen e punimeve nga kompania “Bechtel and Enka”, e cila ishte në prag të nisjes së punimeve kur në emër të “Gjakderdhjes financiare” Qeveria Kurti e anuloi vendimin për nisjen e këtyre punimeve në muajin mars të këtij viti, me çka Vitia mbeti sërish pa kyçjen natyrale e kërkuar prej vitesh. Sipas Abrashit, Qeveria Hoti pritet që ti rikthehet negociatave me kompaninë “Bechtel and Enka” për të bërë të mundur nisjen sa më parë të punimeve për kyçjen e Vitisë në autostradën Prishtinë-Shkup. Shfuqizimi i vendimit për nisjen e punimeve për ndërtimin e dy kyçjeve të reja, në Ferizaj, Gërlicë – Viti dhe mbikalimit në Paldenicë – Hani i Elezit nga “Bechtel-Enka”, ishte bërë në mbledhjen e Qeverisë Kurti të datës 06 mars 2020. Ky vendim i Qeverisë Kurti kishte zhgënjyer tej mase qytetarët e Vitisë, ndaj të cilit reaguan ashpër shoqëria civile, shoqatat e bizneseve dhe subjektet politike.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Latifi nënshkroi kontratat me tre praktikantë nga skema praktike në punë

Sot, kryetari i komunës së Rahovecit z. Smajl Latifi nënshkroi kontratat me tre praktikantë nga …