Sot kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka pritur në takim zëvendëskomandantin e kampit Bondsteel, Nënkolonelin Hessel dhe Majorin Amolochitis, zëvëndëskomandant i batalionit non-kinetic. Takimi kaloi me diskutime të frytshme rreth zhvillimeve në komunën e Vitisë.
Hessel u interesua nga afër për projektet që janë realizuar në Viti dhe shprehu vlerësimin e tij për përkushtimin dhe punën e bërë nga institucionet komunale, pavarësisht sfidave dhe bllokadave me të cilat është përballur Komuna Vitisë.
Ishte kënaqësi të dëgjoj një vlerësim të tillë, i cili na jep shtytje për të vazhduar përpara me përkushtim edhe më të madh, në shërbim të qytetarëve tanë. Bashkëpunimi me partnerë ndërkombëtarë si KFOR-i mbetet kyç në avancimin e jetës dhe infrastrukturës në komunën tonë, dhe jemi të hapur për thellim të mëtejmë të këtij bashkëpunimi, ka thënë kryetari Haliti.