leoni

Kryetari Haliti u prit nga kryetari i Manises, Omer Farukh Celik

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka vazhduar të zhvilloj takime të rëndësishme jo zyrtare në shtetin turk, konkretisht gjatë ditës së djeshme ai u prit në takim nga kryetari i Manises, Omer Farukh Celik. Gjatë këtij takimi kryetari Haliti e ka njoftuar atë me zhvillimet e gjithmbarshme të komunës së Vitisë, potencialet për investime në sektorë të ndryshëm ekonomik. “Dua të ju njoftojë rreth potencialeve të mira që ka komuna jonë për investime dhe atë në sektorë të ndryshëm ekonomik. Në veçanti në komunën tonë mund të zhvillohet edhe më shumë sektori i bujqësisë pasi që toka jonë ka një bonitet të lartë që mundëson zhvillimin e kulturave të ndryshme bujqësore dhe për të punuar këtë tokë të begatë ne kemi edhe fermer të vyeshëm që dalin me produkte cilësore në tregun kosovar”, u shpreh kryetari Haliti. Bëhet me dije se gjatë këtij takimi kryetari i Manisës, Omer Farukh Celik dhe kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti kanë biseduar me theks të veçantë për mundësitë e bashkëpunimit ndërinstitucional.

Fotografia e Komuna e Vitisë

Kontrolloni gjithashtu

Në komunën e Ferizajt u publikua raporti për vlerësimin e nevojave të rinisë për vitin 2024

U publikua raporti për vlerësimin e nevojave të rinisë për vitin 2024, në komunën e …