leoni

Kryetari Haliti uron besimtarët në prag të fillimit të Ramazanit

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka uruar të gjithë besimtarët, në prag të fillimit të Ramazanit. Në emër të Komunës së Vitisë Bashkësisë Islame dhe të gjithë besimtarëve, ju uroj për fillimin e muajit të Ramazanit, me dëshirën që solidariteti, paqja, mëshira dhe dashuria të mbretërojnë në mesin e njerëzve. Urojmë që në këtë muaj secili agjërues me zemër e me shpirt është më pran njëri-tjetrit. Është muaj i dhembshurisë dhe respektit si dhe i lartësimit të vlerave shpirtërore e njerëzore. Urojmë të kaloni agjërim në mënyrën më të mirë dhe më të lehtë të mundshme, në këtë kohë të vështirë pandemie për të gjithë. Solidariteti ynë nuk do të mungojë, por do të jetë edhe më i theksuar. Zoti ua pranoftë agjërimin dhe lutjet!

Kontrolloni gjithashtu

Komuna e Deçanit po merr pjesë në Panairin e Turizmit dhe Sportit 2024 në Prishtinë

Komuna e Deçanit po merr pjesë në Panairin e Turizmit dhe Sportit 2024 në Prishtinë, …