leoni

Kryetari Haliti uron gjithë besimtarët e besimit Islam me rastin e muajit të shenjtë të Ramazanit

Me rastin e fillimit të muajit të shenjtë të Ramazanit, kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti, ka  përcjell urimet më të sinqerta  besimtarëve mysliman, me dëshirën  që ky muaj të jetë, muaj i mëshirës, muaj i faljes dhe mirëkuptimit të ndërsjellët, muaj i ngritjes morale, shpirtërore e fizike. Uroi që muaji i Ramazanit ta gjejë vendin tonë, shoqërinë dhe familjet tona në harmoni, mirëqenie, lumturi dhe dashuri.  Ju uroj nga zemra, një Ramazan me agjërim të lehtë dhe të pranuar!

Me respekt:

Sokol Haliti

Kryetari i komunës së Vitisë

 

Kontrolloni gjithashtu

Në komunën e Rahovecit mbahet tryeza e diskutimit “Ora e gjelbër”, e organizuar nga SHL Kosova

Shefi i Kabinetit të Kryetarit të komunës së Rahovecit, z. Ali Morina, i shoqëruar nga …