leoni

Kryetari Haliti, uron Policinë e Kosovës në 22 vjetorin e themelimit të saj

Në 22-vjetorin e themelimit të Policisë së Kosovës, kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti, ka uruar pjesëtaret dhe udhëheqësit e këtij institucioni. “Ju shprehi urimet më të përzemërta të gjithë pjesëtarëve të Policisë së Kosovës në përvjetorin e 22-të të themelimit dhe besoj se në të ardhmen partneriteti ynë do të jetë në nivel edhe më të lartë profesional. Jemi të vetëdijshëm për kontributin tuaj, posaçërisht në kohën e e pandemisë globale në të cilën po kalojmë, andaj keni qenë dhe mbeteni shembull i organizimit të mirë të situatës mjaftë të vështirë shëndetësore për vendin. T’i shërbesh vendit është nder dhe krenari! Urime e suksese të mëtejme” thuhet ndër të tjera në urimin e Kryetarit Haliti.

Edito

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Kastrati ka uruar 1 Majin – Ditën e Punëtorëve

Kryetari i komunës së Malishevës, z. Ekrem Kastrati përmes një postimi në facebook ka uruar …