leoni

Asfaltohen disa rrugica që lidhen me rrugën “Gursel e Bajram Sylejmani” në zonën urbane

Punimet në finalizimin e infrastrukturës rrugore në zonën urbane të qytetit të Ferizajt po vijojnë pa ndërprerje. Së fundmi janë asfaltuar disa nga rrugicat që lidhen me rrugën “Gursel e Bajram Sylejmani”, investime këto të planifikuara në kuadër të programit për përmbylljen e infrastrukturës rrugore në zonën e qytetit Ferizaj.

Janë edhe projekte të tjera për asfaltimin e rrugëve në qytet, që po zhvillohen tashmë dhe të reja që do të nisin këtyre ditëve, bëri të ditur drejtori i Infrastrukturës, Arbër Bytyqi, i cili shtoi se me realizimin e projekteve në kuadër të këtij programi, pothuajse mbyllet cikli i investimeve në asfaltimin e rrugëve e rrugicave në Ferizaj, program ky i realizuar gjatë gjithë këtij mandati qeverisës.

Kontrolloni gjithashtu

Komuna e Deçanit nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë PMN Sh.P.K

Komuna e Deçanit ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë PMN Sh.PK. “Nënshkruam kontratën me kompaninë …