Gresa, vajza e Jakup Krasniqit: Katër çlirimtarë dhe katër mësime historie

Gresa Krasniqi, vajza e Jakup Krasniqi, ka reaguar publikisht pasi babai i saj dha fjalën e fundit para trupit gjykues në gjykatën speciale.  Përmes një postimi në Facebook, ajo ka theksuar se paraqitja e katër ish-udhëheqësve të Ushtria Çlirimtare e Kosovës përbënte jo vetëm një moment mbrojtjeje personale, por edhe një rikujtim të historisë së luftës. “4 çlirimtarë, 4 fjalime të fuqishme, 4 mësime historie Të katër njëzëri thanë: Luftuam regjimin gjenocidal të Serbisë, luftuam për liri. E drejta për të jetuar i lirë nuk është krim”, ka shkruar ajo. Reagimi i saj vjen pas deklarimeve përfundimtare në Hagë nga Jakup Krasniqi dhe bashkëakuzuarit e tij, të cilët po përballen me akuza për krime lufte. Në Kosovë, procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së vazhdon të përcillet me reagime të shumta nga familjarë, përkrahës dhe qytetarë, të cilët e shohin luftën e viteve 1998–1999 si luftë për çlirim. Deklarata e Gresa Krasniqit është një nga reagimet e shumta që kanë pasuar fjalët përmbyllëse në Hagë, duke reflektuar dimensionin emocional dhe historik që ky proces ka për familjet e të akuzuarve dhe për një pjesë të opinionit publik në Kosovë.

Kontrolloni gjithashtu

Gucati

Dënohet me katër muaj burgim personi që kërcënoi Hysni Gucatin

Gjykata ka dënuar me katër muaj burgim Eqrem Avdullahun, pasi u shpall fajtor për kërcënim …