Me rastin e 8 Marsit – Ditës Ndërkombëtare të Gruas, ditë kjo që simbolizon përpjekjen historike për barazi dhe drejtësi shoqërore, kam nderin t’ju përcjell urimet më të përzemërta.
Në këtë ditë feste ne pos urimit për ju dëshirojmë të theksojmë se e vlerësojmë kontributin jashtëzakonshëm që ju gratë e keni dhënë dhe po jepni në të gjitha sferat e shoqërisë sonë. Në veçanti e çmojmë lartë përkushtimit tuaj në edukimin e brezave të rinj, duke i rritur ata me virtytet më të larta për të sfiduar vështirësitë e jetës. Kjo ditë është edhe një kujtesë për sakrificat tuaja dhe një thirrje për të gjithë ne që t’ju ofrojmë respektin dhe mbështetjen që meritoni çdo ditë të vitit dhe jo vetëm në një ditë të caktuar.