Kryetari Hashim Thaçi, është ndjerë i zhgënjyer me dështimin e organeve të shtetit në rastin e arrestimit dhe deportimit të shtetasve turq. Ai në një konferencë për media ka thënë se ka pranuar një raport të detajuar nga Agjencia Kosovare e Inteligjencës për arsyen e arrestimit dhe deportimit të gjashtë shtetasve turq, që po qëndronin në Kosovë. Sipas AKI-së, arsyeja e vetme e arrestimit dhe deportimit të shtetasve turq, ka qenë se ata kanë rrezikuar sigurinë kombëtare. Më tej Thaçi ka thënë se janë duke u bërë hetime të detajuara dhe derisa të përfundojnë këto hetime duhet të kemi kujdes se si po sillemi me organet tona shtetërore. Kjo çfarë ka ndodhur është një rast i izoluar dhe nuk mund të përdoret nga askush, për të sulmuar Kosovën për mos respektim të konventave ndërkombëtare.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
