Brickos

Thaçi

Kryetari Hashim Thaçi ka përkujtuar masakrat e 18 viteve më parë, anekënd Kosovës

Kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi, duke përkujtuar masakrat anekënd Kosovës, ka bërë me dije shumë shpejt do ta padisin Serbinë për gjenocid. “Para 18 vjetësh, pas masakrave të njëpasnjëshme dhe përpjekjeve për spastrim etnik anekënd Kosovës, në Paklek të Drenicës forcat serbe vranë dhe masakruan mbi 54 anëtarë të familjeve Muqolli dhe Elshani, shumica prej tyre gra, pleq dhe fëmijë. Në të njëjtën ditë, ato vranë edhe 24 shqiptarë në fshatin Çikatovë e Vjetër. Edhe sot bashkë-ndjejmë me dhimbjen e këtyre familjeve. Populli dhe shteti i Kosovës asnjëherë nuk do t’i harrojë këto krime dhe shumë shpejt do ta padis Serbinë për gjenocid në Kosovë”, ka shkruar Thaçi në një postim të tij.

Kontrolloni gjithashtu

Ambasadori italian Antonello de Riu bisedoi me kryetarin e PDK-së, Memli Krasniqi

Ambasada e Italisë në Kosovë ka bërë të ditur se ambasadori Antonello De Riu pati …