Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj e viziton familjen e komandantit të UÇK-së, Sylejman Selimit

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj e viziton familjen e komandantit të UÇK-së, Sylejman Selimit

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, njëherësh edhe kandidat për kryetar të Kosovës, Ramush Haradinaj, ka vizituar familjen e Gjeneral Sylejman Selimit. “Aty ku i hodhi rrënjët liria e Kosovës. Mikpritje shqiptare në Açarevë, në familjen e gjeneral Sylejman Selimit”, ka shkruar ai.  Haradinaj përmes një postimi në rrjetin social ka bërë të ditur se ka ndarë medalje për kontribut të jashtzakonshëm për çështjen kombëtare, për Vesel Selimimin. “Kam ndarë medaljen “Me besim në Zot, atdhe e shtet” për kontribut të jashtzakonshëm për çështjen kombëtare, për z. Vesel Selimi, i cili ishte një prej të plagosurve në sulmin e parë të agresorit në Prekaz ndaj familjes Jashari me 30 dhjetor 1991. Plagë që nisën çlirimin!”, ka thënë Haradinaj

Kontrolloni gjithashtu

FSK viziton shërbimin mjekësor të ushtrisë gjermane në Berlin, thellohet bashkëpunimi me Bundeswehrin

Një delegacion i Forcës së Sigurisë së Kosovës ka zhvilluar një vizitë zyrtare në shërbimin …