Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kujtuar bashkëluftëtarin, Agron Haradinaj në përvjetorin e parë të ndarjes nga jeta

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kujtuar bashkëluftëtarin, Agron Haradinaj në përvjetorin e parë të ndarjes nga jeta.  Ai ka thënë se Agroni një jetë ia kushtoi lirisë së atdheut. Agroni një jetë të tërë ishte në shërbim të Atdheut, para lufte, në luftë e në paqe. Jeta për të nuk ishte aspak e lehtë, por Agroni qëndroi gjithmonë i palëkundur. Qysh i ri ai ndoqi rrugën e atdhedashurisë të cilën e kishte trashëguar nga babai, Smajl Haradinaj. Ishte një nga të burgosurit politikë më të ri në moshë, kurse gjatë luftës çlirimtare një nga ushtarët e parë të UÇK-së”. Jeta e vepra e Agronit do të kujtohen si sinonim i guximit dhe përkushtimit për liri. Sot, në përvjetorin e ndarjes nga jeta të Agronit, nderuam kujtimin për të dhe veprën që la ai pas. Vepra e tij jetësore në shërbim të Atdheut do të kujtohet e nderohet përherë si sinonim i guximit dhe përkushtimit për liri. Ramush Haradinaj ka vizituar familjen Halilaj pas ndarjes nga jeta të bashkëluftëtarit, Brahim Halilaj. Ai ka përkujtuar edhe bashkëluftëtarin nga Carrabregu, Beqë Mustafë Likaj.

Kontrolloni gjithashtu

Pren Marashi: “Kokat” e shtetit që nuk e duan UÇK-në, sot në Koshare edhe familjarët e dëshmoreve nuk i lejuan të shkojnë para tyre

Pren Marashi: Sakrifica për atdheun është e përjetshme, kurrë e kotë

Pren Marashi, komandant i Batalionit të Katërt të Brigadës 138 të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës …