Ramush Haradinaj

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka përkujtuar vëllezërit Bytyçi, të cilët u vranë nga forcat serbe, 24 vjet më parë

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka përkujtuar vëllezërit Bytyçi, të cilët u vranë  nga forcat serbe, 24 vjet më parë. Ai ka deklaruar me këtë raste  se  regjimi i Beogradit përveç që i ekzekutoi ata dhe shumë shqiptarë të tjerë, vazhdon injorimin dhe mohimin e krimeve, madje edhe  me dekorimin e kriminelëve të luftës, mes tyre edhe të tillë që dyshohen se vranë vëllezërit, Bytyçi, tre shqiptaro-amerikanë, luftëtarë të Batalionit Atlantiku. Kurrë  nuk do të ndalemi në përpjekjet për të çuar drejtësinë në vend për krimin derisa vrasësit ta marrin dënimin e merituar, ka saktësuar Haradinaj. Vëllezërit: Agron, Yll dhe Mehmet Bytyqi, shtetas amerikanë, iu bashkuan radhëve  të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në përpjekjet më vendimtare për lirinë e atdheut. Vetëm pak ditë pas përfundimit të luftës u arrestuan nga shteti serb, (derisa po ndihmonin dërgimin në Serbi të disa romëve serbishtfolës), ka  shkruar Ramush Haradinaj.

Kontrolloni gjithashtu

Edi Rama në Samitin BE–Ballkani Perëndimor, liderët europianë mblidhen në Mal të Zi për zgjerimin e Unionit

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, do të marrë pjesë në Samitin BE–Ballkani Perëndimor që zhvillohet …