Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka vazhduar aktivitetin e tij elektoral në komunën e Vushtrrisë

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka vazhduar aktivitetin e tij elektoral në komunën e Vushtrrisë

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, i cili e ka shpallur kandidaturën për president të vendit, ka vazhduar aktivitetin e tij elektoral në komunën e Vushtrrisë. Ai ka shkruar se Aleanca është adresë e mbrojtjes së interesave kombëtare. “Me mbështetësit tonë të shumtë në Vushtrri u pajtuam se vetëm të bashkuar mund të tejkalojmë krizën e të vazhdojmë përpara. Me të drejtë e theksoj se Aleanca është adresë e mbrojtjes së interesave kombëtare, balancimit të pushteteve, rrugëtimit drejt NATO-së, apo referendumit për bashkim me Shqipërinë”, ka shkruar kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj.

Kontrolloni gjithashtu

Vlora Çitaku: Albin Kurti dikur mburrej me lirinë e mediave por tash ai vetë po i cënon këto vlera të lirisë së shprehjes

Vlora Çitaku: Opozita s’mund të legjitimojë tendenca totalitare

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka deklaruar se opozitës po i kërkohet pjesëmarrje në proceset …