Kryetari i AKR-së Behxhet Pacolli

Kryetari i AKR-së, Behxhet Pacolli kërkon që në Kosovë të krijohet një Qeveri uniteti dhe të lihen anash inatet politike

Kryetari i Partisë Aleanca Kosova e Re, Behxhet Pacolli, ka kërkuar që në Kosovë të krijohet një Qeveri uniteti dhe të lihen anash inatet politike. Ai i ka ftuar partitë që janë jashtë qeverisë që të ulen së bashku për ta krijuar një Qeveri të unitetit. “Prej momentit të formimit të Qeverisë dhe prej asaj që ndodhi me Specialen kam qenë ithtar i madh i një qeverie të unitetit, një qeverie me bazë të gjerë dhe do të punoj deri në momentin e fundit që kjo të ndodhë”. “Unë e di se jemi në rrugë të mirë dhe shpresoj që edhe partitë tjera që janë jashtë Qeverisë të reflektojnë dhe t’ia falin vetëm 2-3 vjet Kosovës duke lënë anash interesat partiake dhe të formohet një Qeveri uniteti”. “Kjo i nevojitet Kosovës sepse është duke kaluar momente jashtëzakonisht të vështira përveç situatës me Covid-19, kemi dialogun me Serbinë, kemi çështjet e pazgjidhura që kërkojnë zgjidhje”. “Andaj, kërkohet një Qeveri uniteti dhe për një gjë të tillë duhet ta duash Kosovën dhe t’i lësh teket anash dhe të punosh për tre vjetët e ardhshme për Kosovën”, ka thënë ai.

Kontrolloni gjithashtu

Prokurorët e Gjykatës Speciale, në Hagë, do ta kenë të vështirë ta dëshmojnë se ish-krerët e UÇK-së janë fajtorë për krimet e supozuara

“Liria ka Emër” thërret diasporën në Hagë: Më 15 dhe 16 shtator të jemi bashkë në pritje të vendimit

Platforma “Liria ka Emër” u ka bërë thirrje bashkatdhetarëve që më 15 dhe 16 shtator …