leoni

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, për nder të Krishtlindjeve, viziton shumë familje të krishtera për t’iu uruar këtë festë

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se duhet të dërgojmë sinjale të qarta se biznesi është partner

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka deklaruar se duhet të dërgojmë sinjale të qarta se biznesi është partner. Bizneset janë vlerë e shtuar, krijojnë buxhet, krijojnë investime. Duhet t’i fuqizojmë sipërmarrësit tonë, jo vetëm të mëdhenjtë dhe jo vetëm do, por çdo sipërmarrës të Kosovës duhet ta kemi partner”, ka thënë Haradinaj para mbështetësve të tij, në Rahovec.  Në konferencën e fund-vitit të kaluar me afaristë, Albin Kurti ka thënë se, për tre vjet, u ka shpërndarë bizneseve 1.3 miliard euro në formë të granteve dhe programeve të tjera, për të forcuar konkurrencën e tyre në tregjet vendore e ndërkombëtare. Sipas një parashikimi të Bankës Botërore në tetor të vitit të kaluar, rritja ekonomike në Kosovë këtë vit do të jetë 3.9 për qind, nga 3.8 për qind sa ka qenë vitin e kaluar.

Kontrolloni gjithashtu

Jehona Lushaku-Sadriu: Bota është kthyer kundër Kosovës, për faj të Qeverisë Kurti

Jehona Lushaku: Lirinë e medias duhet ta duam siç kemi dashur Kosovën e lirë

Deputetja e LDK-së, Jehona Lushaku, ka reaguar me tone të forta pas publikimit të indeksit …