Ramush Haradinaj konsideron se për dalje nga kriza, Kosova duhet ta krijojë Qeverinë e Unitetit Kombëtar, me të gjitha partitë politike

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka premtuar rritjen e pensioneve për 50 për qind

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka premtuar rritjen e pensioneve për 50 për qind. Ai tha se pensionet kontribut-pagues nuk guxojnë të mbeten nën pagën minimale. Këto premtime Haradinaj i bëri pasi vizitoi Shoqatën e Pensionistëve të Kosovës, ku u prit nga kryetari, Njazi Thaçi. Sipas tij, rritja do të ketë edhe për të gjitha skemat pensionale, ku buxheti nga 608 milionë sa është aktualisht do të ngritët në 900 milionë. Kryetari i pensionistëve, Njazi Thaçi tha se e mirëpret angazhimin e Haradinajt për të zgjidhur çështjen e pensionistëve.

Kontrolloni gjithashtu

Milazim Krasniqi: Në Kosovë po shkohet drejt zgjedhjeve në kushte politike abnormale

Në prag të fushatës parazgjedhore, analisti politik Milazim Krasniqi ka ngritur alarmin për atë që …