Në letrën e kryetarit amerikan, Donald Trump dërguar kryetarit të Serbisë, Aleksander Vuçiç me rastin e pavarësisë së këtij shteti, ai përveç urimit dhe rëndësisë së marrëdhënieve Amerikë-Serbi, ka shkruar edhe për arritjen e një marrëveshjeje mes Kosovës dhe Serbisë. “Derisa varet nga palët që të arrijnë marrëveshje të cilën do ta mbështesin të dyja shtetet, mendojmë se njohja e ndërsjellë duhet të jetë elementi qendror i normalizimit të qëndrueshëm të marrëdhënieve. Një marrëveshje e tillë historike, me njohjen e ndërsjellë në thelbin e saj, do të ndërtonte rrugën e integrimit evropian të Serbisë dhe rritjen ekonomike, thuhet në telegramin e urimit të kryetarit Trump.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
