Veteranët e UÇK-së, shprehen të pakënaqur me mos trajtim të barabartë me kategoritë e tjera sociale në Ligjin e ri për paga

Veteranët e UÇK-së, shprehen të pakënaqur me mos trajtim të barabartë me kategoritë e tjera sociale në Ligjin e ri për paga

Sot në sheshin Skënderbeu janë mbledhur qindra protestues për të shprehur pakënaqësinë e tyre për mos trajtim të barabartë me kategoritë e tjera sociale në Ligjin e ri për paga. Veteranët, invalidë dhe familjet e dëshmorëve konsiderojnë se nuk po vlerësohen sa duhet vlerat e kësaj kategorie në ligjin e ri të miratuar javën e kaluar. Me flamuj kombëtar dhe pankarta me mbishkrime “Nuk jemi të mjerë e as lypsarë!!”, “Duam të drejtat tona” dhe “Kujdes mos luani me ndjenjat e UÇK-së sepse do të ju mallkoi ZOTI”.

Veterani i UÇK-së, Ali Gashi ish-luftëtar i Zonës Operative të Drenicës në fjalën e tij para të pranishmeve tha se UÇK është me meritorja për themelimin e shtetit tonë. Ne vendosem ta japim jetën për Kosovë. Sikur të mos ishte UÇK askush nuk mu do të merrte paga në këtë vend. Mos e keqpërdorni UÇK. Nëse u frynë listat e veteranëve atëherë politika i fryu ato e jo ne. Familjet e dëshmoreve duhet të kenë pagën ma te madhe se deputeti. Në Kuvend askush nuk u kujtua për veteranët kur u fol për pagat. Nuk kërkojmë lëmoshë por respekt dhe dinjitet. Ne nuk do të ndalemi deri në realizimin e vlerave të luftës

Valentina Haliti para të pranishmeve lexoi disa nga kërkesat e protestuesve. Ajo beri thirrje qeverisë që kategoritë luftës të trajtohen në mënyrë të denjë. Veterani i vërtetë të këtë të drejtat e tij. Edhe sa duhet të durojmë. Edhe sa duhet të ndajmë pensionet me veteran të rrejshëm

Milazim Elshani nga Brigada 121 “Kumanova” tha se qëllimi i protestës është të kundërshtojmë turpin që u është bërë kategorive të luftës. Askush nga qeveria nuk kujdeset për ta. Protesta nuk ndalet. OVL e UÇK-së janë milionerë e nga sot nuk i konsiderojmë persona përgjegjës. Ne sot nuk jemi këtu për të djegur e thyer. Jemi dale për të mbrojt vlerat tona. Ne sot jemi pak po jemi të vërtetë. I bëjë thirrje kryeministrit krypelamentarit kryetarit dhe Kuvendit që ta ndryshojnë ligjin për kategoritë e luftës. Na jepni mundësi punësimi. Nuk po duam paga. Pastroni listat.

Kontrolloni gjithashtu

Tri ditë para zgjedhjeve, partitë intensifikojnë fushatën me tubime në mbarë Kosovën

Me vetëm tri ditë të mbetura deri në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit, partitë politike …