Policia e Shtetit në Shqipëri bën të ditur se persona me rekorde kriminale do të marrin pjesë në protestën e opozitës

Policia e Shtetit në Shqipëri bën të ditur se persona me rekorde kriminale do të marrin pjesë në protestën e opozitës

Policia e Shtetit, në Shqipëri, ka reaguar sot për protestën e opozitës. Në një deklaratë për mediet, ajo  bën të ditur se persona me rekorde kriminale do të marrin pjesë të shtunën në këtë tubim për të ushtruar akte dhune. Policia e Shtetit është e angazhuar tërësisht për marrjen e masave për mbarëvajtjen e protestës së njoftuar nga subjektet politike të opozitës, për datën 16 shkurt 2019, si një detyrim ligjor dhe i natyrshëm i saj, për mbështetjen e të drejtës së organizmit dhe protestave paqësore të qytetarëve. Ajo është përballur edhe me disa kërkesa të pamundura të Partisë Demokratike, ku njoftohet synimi për të bllokuar rrugë apo mjedise të caktuara, që janë me rëndësi të veçantë për funksionimin normal të jetës publike në kryeqytet, si dhe për veprimtarinë e pacënuar të disa misioneve të huaja diplomatike. Garantimi i lirisë së veprimtarisë, të lëvizjes dhe të qasjes së papenguar në mjediset e misioneve diplomatike dhe në disa institucione të rëndësishme shtetërore, e bëjnë të pamundur lejimin e protestës së opozitës në rrugën “Ismail Qemali”.

Kontrolloni gjithashtu

Kosova dhe Serbia, janë zotuar se më 22 mars do t’i dorëzojnë propozimet e tyre për përdorimin e dinarit në Kosovë

Pas diskutimeve, në Bruksel, Lajçak, paraqiti një dokument kompromisi lidhur me qëndrimet e të dyja palëve për dinarin e Serbisë

Në takimin e fundit të dialogut në Bruksel, Kosova dhe Serbia nuk arritën një marrëveshje …