Kryetari i Amerikës, Donald Trump, sot në Finlandë do të takohet me kryetarin e Rusisë, Vladimir Putin

Kryetari i Amerikës, Donald Trump, sot në Finlandë do të takohet me kryetarin e Rusisë, Vladimir Putin

Kryetari i Amerikës, Donald Trump sapo ka mbërritur në Finlandë, së bashku me Zonjën e Parë, Melanie Trrump. Sot,  pritet që, Trump të takohet me kryetarin e Rusisë, Vladimir Putin, duke i dhënë fund kështu edhe turneut të trazuar evropian . Trump tha se kishte “shpresa të pakta” përpara bisedimeve në kryeqytetin finlandez, Helsinki, por shtoi se “ndoshta disa të mira” do të vinin prej tyre. Samiti vjen pasi, 12 rusë u akuzuan për ndërhyrje në zgjedhjet e vitit 2016 në SHBA. Ndërkohë Trump u shpreh se do ta shqyrtojë këtë çështje, por ende nuk e ka në agjendën zyrtare. Të dy liderët do të takohen vetëm për vetëm, bashkë me një përkthyes. Ka pasur aludime  në SHBA për Trump se do  ta anulonte takimin, pas akuzave të agjentëve të zbulimit ushtarak rus. Por takimi u konfirmua edhe një herë nga Shtëpia e Bardhë, dhe do të mbahet sot.

Kontrolloni gjithashtu

Andin Hoti: Serbia nuk po e zbaton deklaratën për personat e pagjetur, të nënshkruar me 2 maj të vitit të kaluar, në Bruksel

Kryetari i Komisionit Qeveritar për Personat e Zhdukur, Andin Ukshin  Hoti deklaroi se Serbia nuk po …