Kryetari i Austrisë e cilëson “historik” takimin në mes Hashim Thaçit e Aleksader Vuçiqit në Alpbach

Kryetari i Austrisë e cilëson “historik” takimin në mes Hashim Thaçit e Aleksander Vuçiqit në Alpbach

Kryetari i Austrisë, Alexander Van der Bellen, nikoqir i Forumit Evropian në Alpbach, ka thënë se ka qenë pjesëmarrës, siç e cilësoi ai, “në një ngjarje historike”, duke iu referuar diskutimeve dhe takimit mes kryetarit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe atij të Serbisë, Aleksandar Vuçiq. Përveç diskutimeve në panelin e Forumit, Thaçi e Vuçiq kanë zhvilluar dhe një takim ku ishin të pranishëm, kancelari austriak Sebastian Kurz dhe komisionari i BE-së për Zgjerim, Johannes Hahn. “Unë mendoj se është fer (e drejtë) të thuhet se dje në mbrëmje diçka ndodhur. Unë pata ndjenjën se isha pjesëmarrës në një ngjarje historike”, u shpreh presidenti i Austrisë, Va nder Bellen. Thaçi dhe Vuçiq, gjatë Forumit në Alpbach kanë shpalosur idetë e tyre për korrigjimin e kufirit mes dy vendeve. Thaçi ka theksuar se askush nuk duhet të frikësohet nga një marrëveshje paqësore mes Kosovës dhe Serbisë, e cila do të përfshinte edhe korrigjimin e kufirit.

Kontrolloni gjithashtu

Ganimete Musliu kritikon ashpër Avni Deharin: “Po luan rolin e defatores së Kurtit dhe Haxhiut”

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, ka reaguar ashpër ndaj kryesuesit të seancës …