Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, realizoi takim me shefin e Delegacionit të BE-së në vend, Michalis Rokas

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, realizoi takim me shefin e Delegacionit të BE-së në vend, Michalis Rokas

Në Shkup, kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, realizoi takim me shefin e Delegacionit të Bashkimit Evropian në vend, Michalis Rokas, ku u diskutua për zhvillimet aktuale politike në vend dhe perspektivën evropiane të Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Në takim u trajtuan në mënyrë të detajuar obligimet që Republika e Maqedonisë së Veriut ka në raport me Bashkimin Evropian, si dhe përgjegjësia e institucioneve dhe autoriteteve vendore për përmbushjen e të gjitha reformave dhe detyrimeve të nevojshme drejt anëtarësimit të plotë në BE.
Kryetari Ahmeti ritheksoi se integrimi evropian mbetet prioritet strategjik dhe interes madhor shtetëror, duke theksuar se Maqedonia e Veriut nuk ka alternativë tjetër përveç anëtarësimit në Bashkimin Evropian.
Bashkëbiseduesit vlerësuan rëndësinë e vazhdimit të reformave, forcimit të shtetit ligjor, funksionimit demokratik të institucioneve dhe ruajtjes së orientimit pro-evropian të vendit, si parakushte kyçe për avancimin e procesit integrues.

Kontrolloni gjithashtu

Prokurorët e Gjykatës Speciale, në Hagë, do ta kenë të vështirë ta dëshmojnë se ish-krerët e UÇK-së janë fajtorë për krimet e supozuara

Nesër në Malmö protestë në mbështetje të çlirimtarëve

Platforma “Liria Ka Emër” ka njoftuar se të shtunën, më 3 tetor, në Malmö të …