leoni

Kryetari i Ferizajt, Agim Aliu priti një delegacion biznesmenësh anglez, priten investime në Ferizaj dhe më gjerë

Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu i shoqëruar edhe nga deputeti i Kuvendit të Kosovës, Elmi Reçica, shefi i kabinetit të ministrit të shëndetësisë, Ardian Ferizi dhe drejtorë e zyrtarë komunal kanë pritur një delegacion investitorësh anglez të kryesuar nga legjenda e futbollit anglez, Brian Deane dhe bashkatdhetari ynë Francesco Murseli, të cilët qëndruan Ferizaj për të parë nga afër mundësitë që ofron vendi ynë, qyteti i Ferizajt, në zbatimin e projekteve strategjike në fushën e ekonomisë. I pari i Ferizajt, Agim Aliu me këtë rast falënderoi investitorët anglez dhe legjendën e futbollit anglez, Brian Deane që kanë parë mundësinë e investimeve në vendin tonë. “Qeverisja ime ka përkrah miq vullnetmirë dhe investitorë serioz që synojnë t’i japin një nxitje të re ekonomisë vendore në përgjithësi e asaj ferizajase në veçanti. Po harmonizojmë mundësitë dhe kërkesat e tregut, lehtësirat që ne ofrojmë, që ky investim të ndodh së shpejti në vendin tonë dhe jam pafund, falënderues e mbështetës i këtyre iniciativave që Ferizajn e Kosovën ta faktorizojnë edhe më shumë në fushën e ekonomisë” theksoi Kryetari i Ferizajt, Agim Aliu. Synimet e investimeve të këtij grupi të biznesmenëve anglez shtrihen jo vetëm në territorin e Ferizajt por edhe më gjerë, në favor të zhvillimit ekonomik dhe punësimit të të rinjve.

Kontrolloni gjithashtu

Në 25 vjetorin e rënies heroike, u përkujtuan Ilaz Kodra dhe 315 dëshmorë të tjerë

Në nderim të rënies heroike të komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Ilaz Kodra dhe …