Kryetari i KNB, Sulejman Ugljanin: Regjimi nacionalist serbomadh pengoi vizitën e Pacollit në Novi Pazar

Kryetari i KNB, Sulejman Ugljanin: Regjimi nacionalist serbomadh pengoi vizitën e Pacollit në Novi Pazar

Kryetari i Këshillit Nacional të Boshnjakëve, Sulejman Ugljanin pas anulimit të lejes nga Serbia të shefit të diplomacisë kosovare, Behxhet Pacolli që ta vizitoj Novi Pazarin, pushtetin serb e ka quajtur “regjim nacionalist”. Ugljanin kryeministren serbe, Ana Bërnabiq e akuzuar për jotolerancë ndaj boshnjakëve. Ugljanin në letrën dërguar Pacollit, të cilit i referohet si ministër i Punëve të Brendshme të Republikës së Kosovës, ka theksuar se me keqardhje të thellë e ka marrë informacionin që, siç e ka quajtur ai, regjimi aktual nacionalist serb nga Beogradi pengoi ardhjen e tij, transmeton lajmi.net. Ai gjithashtu e ka falënderuar Pacollin për gatishmërinë e tij që të vizitojë Novi Pazarin megjithë pengesat e mëdha nga ana e regjimit nacionalist serbomadh. Ai në letër po ashtu thekson se i vije mirë për gatishmërinë e Pacollit që t’ju mundësoi qytetarëve të Sanxhakut që të dëgjojnë edhe anën tjetër. “Mosgatishmëria e regjimit aktual serb që të gjithë qytetarëve t’ju mundësojë që të dëgjojnë edhe mendime tjera është pasqyra më e mirë që e karakterizon këtë regjim”, ka thënë Ugljanin. Lidhur me paralajmërimin e kryeministres serbe që Këshilli i boshnjakëve duhet t’i respektojë ligjet e shtetit të tyre, Ugljanin ka thënë se ky është kërcënim për popullin boshnjak.

Kontrolloni gjithashtu

Bajraktari: Për një periudhë tejet të gjatë kohore krimet e luftës kanë qenë kompetence e autoriteteve ndërkombëtare

Avokati Ardian Bajraktari ka vlerësuar se trajtimi i krimeve të luftës në përgjithësi dhe atyre …