Kryetari i Komitetit për Punë të Jashtme, në Bundestag, reagoi kundër deklaratës së A. Vuçiqit për Kosovën dhe BE-në

 Kryetari i Komitetit për Punë të Jashtme në Bundestagun gjerman, Mihael Roth, reagoi kundër deklaratës së presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, i cili ka sugjeruar se Bashkimi Evropian duhet të zgjedhë mes Kosovës dhe Serbisë. Përmes një postimi, deputeti gjerman ka shprehur qëndrimin e tij, duke theksuar se nuk ekziston një alternativë “ose Kosova ose Serbia” në lidhje me anëtarësimin në BE. Roth ka shtuar se perspektiva e anëtarësimit në BE nuk vlen vetëm për Serbinë, por edhe për të gjitha shtetet e Ballkanit Perëndimor, duke përfshirë Kosovën. Ai ka theksuar se nuk ka bazë për një zgjedhje të tillë dhe se Vuçiq ka keqkuptuar situatën. Megjithatë, Roth ka vlerësuar se kritikat e Vuçiq janë të motivuara, duke shtuar se me Vuçiq në pushtet, nuk ka asnjë mënyrë që Serbia të hyjë në Bashkimin Evropian.

Kontrolloni gjithashtu

Sami Lushtaku shpreh gatishmërinë për rikandidim në Skenderaj

Kryetari i Degës së PDK-së në Skenderaj, Sami Lushtaku, ka deklaruar se është i gatshëm …