Kryetari i Komunës Rufki Suma priti në takim pune Zëvendëskryeministrin e parë në Qeverinë e Republikës së Kosovës Besnik Tahiri

Kryetari i Komunës Rufki Suma priti në takim pune Zëvendëskryeministrin e parë në Qeverinë e Republikës së Kosovës Besnik Tahiri. Në takim u biseduan zhvillimet aktuale në komunën e Hanit të Elezit si dhe perspektivën e bashkëpunimit sa më të mirë ndërmjet pushtetit lokal dhe atij qendrorë. Për kryetarin e Komunës Rufki Suma është urgjente funksionalizimi i çerdhes së fëmijëve,problemet aktuale me pandemin Kovid, problemi me mbulimin e shërbimeve mjekësore me pikat kufitare per te cilat komuna e Hanit të Elezit nuk ka kapacitete, si dhe çështje tjera për të cilat komuna e Hanit të Elezit ka nevojë për përkrahje nga Qeveria e Kosovës. Ndërsa Zëvendës kryeministri i parë në Qeverinë e Republikës së Kosovës Besnik Tahiri tha se janë disa tema me për të cilat biseduam si funksionalizimi i çerdhes së fëmijëve, financimi i qëndrueshëm në veçanti në këto rrethana kur kemi rënie të theksuar të ekonomisë, dhe ajo që për Tahirin është më e rëndësishme është forcimi i lidhjes dhe komunikimi në mes të nivelit lokal dhe qendror. Ai tha se kjo është dalja ime e parë si Zëvendës kryeministër dhe kam përzgjedhur komunën e Hanit të Elezit për shkak se është komunë e suksesshme, duke u zotuar se do të jemi bashkë me të gjitha pushtet lokale anë e mbanë Kosovës. Vizitën në Komunën e Hanit të Elezit Zëvendës kryeministri Tahiri e shfrytëzoi që në shënim të 20 Qershorit Dita Botërore e Refugjatëve të vizitoj edhe “Trenin Muze” në afërsi të Blacës për të rikujtuar nga përvoja personale të kaluarën e hidhur që kemi pasur si popull, dëbimin e madh të vitit 1999 dhe të kujtojmë të gjithë ata që na janë gjetur pranë në atë tragjedi. Zëvendës kryeministri Tahiri vizitën në Komunën e Hanit të Elezit e përmbylli me homazhe në Varrezat e Dëshmorëve në Pustenik.

Kontrolloni gjithashtu

Shënohet 26 vjetori i daljes së parë publike të UÇK-së në Drenoc të Rahovecit

Sot, u bënë 26 vjet që nga dalja e parë publike e UÇK-së në Drenoc …