leoni

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, e ka pritur sot në takim, presidentin e Komitetit Olimpik të Kosovës (KOK), Ismet Krasniqi

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, e ka pritur sot në takim, presidentin e Komitetit Olimpik të Kosovës (KOK), Ismet Krasniqi

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, e ka pritur sot në takim, presidentin e Komitetit Olimpik të Kosovës (KOK), Ismet Krasniqi, me të cilin kanë biseduar për çështje të ndryshme, që lidhen me sportin, infrastrukturën sportive dhe  zhvillimet e përgjithshme me sport dhe federatat sportive.

Kryetari Kastrati, pasi e ka falënderuar presidentin e KOK-ut, Ismet Krasniqi, vizitën e tij e ka vlerësuar si shumë të rëndësishme edhe në aspektin e motivimit për të rinjtë sportist të komunës sonë, si dhe për përpjekjet e Komunës së Malishevës, për zhvillimin e sportit, përmes ndërtimit të infrastrukturës sportive, jo vetëm në sportet ku dallohet Malisheva, por edhe në sporte tjera.

Nga ana tjetër, edhe presidenti i KOK-ut, Ismet Krasniqi, e ka falënderuar kryetarin Ekrem Kastrati, për pritjen e bërë, por edhe angazhimet e kryetarit dhe Komunës së Malishevës, në zhvillimin e përgjithshëm të sportit.

Kastrati e Krasniqi, kanë biseduar edhe për çështje tjera me rëndësi, në fushën e sportit dhe përfaqësimit sa më të mirë të Kosovës, në arenën ndërkombëtare.

Në këtë takim, ishin të pranishëm edhe zyrtarë përgjegjës komunal dhe përfaqësues të ekipeve të ndryshme nga Komuna e Malishevës, e të cilët po e përfaqësojnë denjësisht vendin tonë në garat e niveleve të ndryshme.

Kontrolloni gjithashtu

U promovua libri: Arbër Hadri, “Politika e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ndaj çështjes së Kosovës 1989–2008”

Sot, në ambientet e Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës, Instituti i Historisë …