Igor Simiq i ka dhënë afat kryeministrit, Albin Kurti, deri më 1 qershor për të ndaluar, sikur thotë ai, represionin kundër serbëve

Nënkryetari i Listës Serbe, Igor Simiq, në një konferencë për medie ka deklaruar  se me dhënien e betimit të kryetarit të ri të Mitrovicës së Veriut, Erden Atiq nga Lëvizja Vetëvendosje, filloi zyrtarisht pushtimi i veriut, i cili do të përfundojë kur të vendosin serbët. Igor Simiq i ka dhënë afat kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, deri më 1 qershor për të ndaluar represionin, shpronësimin, arrestimin, persekutimin dhe sulmet ndaj serbëve”. Nëse kjo vazhdon, “përgjigjja e popullit serb do të pasojë më 1 qershor, ata do ta mbrojnë veten me të gjitha mjetet, tha Simiq duke mos treguar se cilat janë këto mjete. Deri tani kemi arritur të ruajnë qetësinë dhe të frenojmë njerëzit që të mos reagojnë ndaj emërimit të një “kryetari të rremë”. Atiq në zgjedhjet vendore,  në veri  fitoi rreth 550 të votave kryesisht të shqiptarëve, pasi  serbët bojkotuan zgjedhjet.

Kontrolloni gjithashtu

Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit ka pranuar kallëzimin penal kundër ambasadorit të Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj

Në raportin vjetor të organizatës “Freedom House” janë përmendur rastet e Shemsi Hazitit, Nagip Krasniqit dhe Martin Berishajt

Në raportin vjetor për vitin e kaluar 2023 të organizatës ndërkombëtare “Freedom House” është përmendur …