leoni

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, ka mbajtur takimin e parë publik me qytetarë

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, ka mbajtur takimin e parë publik me qytetarë

Bazuar në ligjin për vetëqeverisjen lokale dhe statutin e Komunës së Malishevës, Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, sot ka mbajtur takimin e parë publik me qytetarë. Në këtë takim, kryetari Begaj, i ka informuar të pranishmit në këtë takim, me projektet në gjashtë mujorin e parë të këtij viti, si me planifikimet për investime në muajt në vijim. Ai i ka informuar të pranishmit, me investimet gjatë vitit 2017, e më pas me investimet e filluara gjatë këtij gjashtë mujori, ku përfshihet infrastruktura në përgjithësi, subvencionet në bujqësi, infrastruktura shkollore, çështjet sociale, ambienti dhe të tjera. Më pas, është zhvilluar edhe debat me të pranishmit, të cilët, krahas vlerësimit të punës, kanë parashtruar edhe kërkesa, si dhe i kanë shprehur shqetësimet që përballen si komunitet në vendbanimet e caktuara. Shqetësim më i madh për qytetarët që gjatë diskutimeve, u paraqitën ishin kanalizimet, përkatësisht nevoja për vazhdimin e ndërtimit të sistemeve të kanalizimit dhe impiantit të ujërave të zeza, si dhe shqetësim tjerët ishte edhe infrastruktura e energjisë elektrike, pasi në disa fshatra kanë probleme me rrjetin e dobët të energjisë elektrike.

 

Kontrolloni gjithashtu

Et-hem Çeku: Kosova, vendi më i pasur me linjit, blen energji elektrike 500 euro megavatin, ka mundur ta prodhojë me 5o euro

Ethem Çeku: Ndarjet partiake po dobësojnë çështjen kombëtare shqiptare

Në një analizë të thellë politike, studiuesi Ethem Çeku vlerëson se rreziku më i madh …