leoni

Deputetët e LDK-së: Vjosa Osmani, Anton Quni e Armend Zemaj takuan Komisionin e Mbrojtjes të Bundestag-ut gjerman

Deputetët e LDK-së: Vjosa Osmani, Anton Quni e Armend Zemaj takuan Komisionin e Mbrojtjes të Bundestag-ut gjerman

Deputetët e LDK-së, Vjosa Osmani (Kryetare e Komisionit për Punë të Jashtme), Armend Zemaj (Nënkryetar i Komisionit për Integrim Evropian) dhe Anton Quni (Anëtar i Komisionit për Mbikëqyrjen e AKI-së) takuan sot deputetët e Parlamentit Gjerman që përbëjnë Komisionin e  Mbrojtjes, në krye me deputetin Wolfgang Hellmich, kryetar i Komisionit. Në takim u diskutua lidhur me sfidat e brendshme të Kosovës në tema të ndryshme nga fusha e mbrojtjes, sundimi i ligjit si dhe për çështje që lidhen me politikën e jashtme siç është dialogu me Serbinë. Deputetët e LDK-së shprehën pikëpamjet e tyre sa i përket raporteve fqinjësore me shtetet e tjera në rajon si dhe rreth çështjeve që lidhen me transformimin e FSK-së në ushtri dhe reformat e nevojshme si pjesë e agjendës evropiane të Kosovës. Deputetët e BUNDESTAG-ut treguan për përshtypjet e tyre jashtëzakonisht të mira nga vizita në Kosovë si dhe ofruan mbështetjen e tyre për Kosovën në rrugën e saj drejt fuqizimit të shtetësisë.

Kontrolloni gjithashtu

Arben Gashi

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, kritikon pengesat në funksionin mbikëqyrës të Kuvendit të Kosovës

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, ka akuzuar shumicën parlamentare për pamundësimin e …