Brickos

Kryetari Kuçi priti në takim informues përfaqësuesit e “Save the Children”

Kryetari i komunës së Junikut, Agron Kuçi priti në takim informues Valid Zhubin dhe Ermira Pruthin, përfaqësues të organizatës “Save the Children”. Në këtë takim u diskutua rreth projektit “Përmirësimi i qasjes dhe cilësisë për kujdesin dhe zhvillimin gjatë fëmijërisë së hershme (KZHFH)” i cili ka për qëllim krijimin e kushteve sa më të mira për fëmijët e moshave 3-5 vjeç. Kuçi ndër të tjera tha se si kryetar i Komunës ndjen obligim që të kujdeset për të gjitha çështjet të cilat kanë rendësi jetike për qytetaret dhe për grup moshën e vogëlusheve 3-5 vjeç të Junikut.

Gjithashtu u diskutua rreth Ndërtimit të Parkut dhe aneksit në çerdhen e fëmijëve në shkollën fillore që është në fazën përfundimtare të ndërtimit.

Kontrolloni gjithashtu

1 maj 1990 – Kuvendi i Pajtimit te “Verrat e Llukës”

34 vite më parë, me 1 maj 1990 u mbajt Kuvendi Gjithëkombëtar i Pajtimit të …