Kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi, gjatë vizitës në Bruksel, është pritur edhe nga emisari i BE-së, Miroslav Lajçak

Kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi, gjatë vizitës në Bruksel, është pritur edhe nga emisari i BE-së, Miroslav Lajçak

Kryetari i Kosovës Hashim Thaçi ka realizuar vizitën e parë në selinë e Bashkimit Evropian prej kohës kur ndaj tij është dorëzuar aktakuzë për krime të luftës nga Gjykata Speciale. Në Bruksel atë e ka pritur i angazhuari për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajcak. Pas shumë kritikave që kryetari Thaçi ia ka adresuar BE-së  ka deklaruar se megjithatë Kosova ka nevojë për Brukselin  dhe se Brukseli ka nevojë për Kosovën. Ne kemi nevojë për njëri –tjetrin dhe duhet të veprojmë. Lajcaku ka mbështetjen time në këtë proces, pasi dialogu nuk ka alternativë, tha kryetari, Hashim  Thaçi duke shtuar  se Kosova e Serbia duhet ta arrijnë marrëveshjen finale.

Kontrolloni gjithashtu

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci thotë se deri tani janë vaksinuar mbi 55 mijë punëtorë të stafit arsimor

Arbërie Nagavci pranon se librat shkollorë kanë kushtuar më shumë këtë vit, por s’jep shifër konkrete

Deputetja dhe ish-ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka pranuar se librat për këtë vit shkollor …