Tani kur është kryekuvendar, Konjufcën e nervozon mungesa e deputetëve, në sallë dhe s flet çka u ka bërë në Kuvend

Kryetari i Kuvendit Glauk Konjufca, ka biseduar me delegacionin e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, kryesuar nga Petra Bajer

Kryetari i Kuvendit Glauk Konjufca, ka biseduar me delegacionin e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, kryesuar nga Petra Bajer. Pasi i falënderoi për vizitën e tyre në Kosovë, kryetari Konjufca i njoftoi mysafirët me ecurinë aktuale politike në vendin tonë, në këtë periudhë të fushatës zgjedhore që përfundon me zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit, duke vlerësuar se ky proces është duke u zhvilluar konform përcaktimit të tij ligjor, në frymë demokratike, si dhe duke i ndjekur e nxitur vlerat tona të përbashkëta evropiane. Në takim u diskutua rreth ligjit të zgjedhjeve në Republikën e Kosovës që e definon këtë proces, si dhe në lidhje me pritshmëritë që këto zgjedhje të vazhdojnë traditën e mirë demokratike, si një vend që aspirojmë zhvillim sa më të madh në këtë drejtim, me aspirata të anëtarësimit në strukturat ndërkombëtare dhe evropiane.

Kontrolloni gjithashtu

Memli Krasniqi me shtabet zgjedhore: PDK e gatshme për fitore më 12 tetor

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka mbajtur një takim me shefat e …