Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa nesër e mbledh nesër kryesinë për të vendosur për kandidatin për kryeministër nga kjo parti

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa nesër e mbledh kryesinë e partisë për të vendosur për kandidatin për kryeministër

Lidhja Demokratike e Kosovës do të mbledh nesër kryesinë për të vendosur kandidatin që do të përfaqësoj këtë parti në zgjedhje. Siç merret vesh brenda LDK-së kanë thënë se mbledhja do të filloj në orën 10:00. Deri tani dy emra që janë përfolur janë Lufti Haziri dhe Kujtim Shala, të dy janë nënkryetar të partisë. Në këtë mbledhje do te diskutohet edhe lista për kandidatë të deputetëve brenda LDK-së. Kujtojmë se deri me tani vetëm PDK e ka zyrtarizuar emrin e Enver Hoxhajt si kandidat për kryeministër.

Kontrolloni gjithashtu

Ish-ministrja e Mbrojtjes e Maqedonisë së Veriut, Radmilla Shekerinska, është emëruar të martën zëvendëssekretare e Përgjithshme e NATO-s, njoftoi aleanca ushtarake. NATO-ja tha se shefi i aleancës, Mark Rutte, vendosi ta emërojë Shekerinskan si zëvendëssekretare të ardhshme. “Kam kënaqësinë të njoftoj emërim e Radmila Shekerinska si zëvendëssekretare të Përgjithshme. Ajo beson vërtet në NATO, e di punën që nevojitet për të qenë pjesë e aleancës, dhe çfarë do të thotë të jesh anëtar i plotë”, tha Rutte. Ajo do ta marrë zyrtarisht detyrën e re në fund të këtij viti, duke qenë se ka shërbyer në të kaluarën si zëvendësministre për Integrim Evropian dhe ministre e Mbrojtjes e Maqedonisë, përfshirë gjatë kohës kur vendi i saj iu bashkua aleancës së NATO-s më 2020. Shekerinska do ta zëvendësojë zëvendëssekretarin e Përgjithshëm në detyrë, Boris Ruge, i cili e mori këtë pozitë përkohësisht në fillim të vjeshtës, pasi zëvendëssekretari i atëhershëm, Mirçea Geoana njoftoi se do të garonte për president të Rumanisë.

NATO: Shqipëria dhe Kroacia aleatë kyç në dialogun Kosovë-Serbi mbetet prioritet

Zëvendëssekretarja e Përgjithshme e NATO-s, Radmila Shekerinska, ka komentuar takimin trilateral mes Kosova, Shqipëria dhe …