Lumir Abdixhiku: Pas një viti me marrëveshjen e Qeverisë Kurti nuk do të flitet më për Asociacion, por për autonomi territoriale

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, thotë se Qeverisja e Kurtit po ia dhuron Vuçiqit një Kosovë të dobët dhe të izoluar

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka akuzuar kryeministrin, Albin Kurti për dobësimin ekonomik dhe izolimin ndërkombëtar të Kosovës, duke e quajtur këtë një përfitim të madh për presidentin serb, Aleksandar Vuçiq. Ai theksoi se Vuçiqi dëshiron një Kosovë të pafuqishme, dhe se qeverisja aktuale e Kurtit po ia mundëson këtë. “Vuçiqi është rreziku më i madh për Kosovën dhe ai synon një Kosovë të dobët dhe të izoluar. Fatkeqësisht, qeverisja e Kurtit po ia dhuron këtë,” u shpreh Abdixhiku, duke shtuar se kjo situatë është alarmante për të ardhmen e vendit.

Kontrolloni gjithashtu

Pren Marashi: “Kokat” e shtetit që nuk e duan UÇK-në, sot në Koshare edhe familjarët e dëshmoreve nuk i lejuan të shkojnë para tyre

Pren Marashi: Sakrifica për atdheun është e përjetshme, kurrë e kotë

Pren Marashi, komandant i Batalionit të Katërt të Brigadës 138 të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës …