Kryetari i lëvizjes Vetëvendosje, Abin Kurti ka shprehur dhimbje për ndarjen nga jeta të Adem Demaçit

Kryetari i lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka shprehur dhimbje për ndarjen nga jeta të Adem Demaçit

Kryetari i lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka shprehur dhimbje për ndarjen nga jeta të Adem Demaçit. Kur nuk kishin shkolla shqiptarët, Adem Demaçi ishte mësues, kur nuk kishin universitet ishte intelektuali i tyre, e kur nuk kishin ushtri ai ishte luftëtari. Është tallur me vdekjen dhe i ka buzëqeshur rrezikut. I qëndrueshëm përtej imagjinatës dhe frymëzues jashtë vetëdijes. Me kthjelltësi në mendje, me këngë në zemër, me kurriz në trup dhe me fjalët në majë të gjuhës. Bindjet nuk ia ndryshoi as koha e as mosha. Adem Demaçi ka jetuar gjatë dhe shumë, i tillë do jetë edhe ndikimi i tij: i gjatë në ardhmëri dhe i shumtë ndër brezat që do të vijnë. Përkulem para jetës dhe veprës së Bacë Adem Demaçit! Lavdi!, ka shkruar Albin Kurti.

Kontrolloni gjithashtu

Paskal Milo: Edhe sikur Serbia të ndërgjegjësohet, Moska ka synim që ta mbajë Kosovën në një gjendje krize

Paskal Milo: Qeveria e Kosovës duhet të kishte reaguar ndaj arrestimit të Thaçit dhe krerëve të tjerë të UÇK-së

Ish-ministri i Jashtëm, Paskal Milo, ka reaguar ashpër pas kërkesës së Prokurorisë në Hagë për …