Brickos

Kurti: Nexhmije Pagarusha ishte bilbil i gëzuar por edhe i trishtë, bilbil poshtë një shteti që ishte në diktaturë

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti: Bashkatdhetarët do të vijnë për të protestuar kundër kryetarit Thaçi

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti përmes një video ka thënë se ka marrë mbështetjen e bashkatdhetarëve për protestën e tyre. Sipas tij, dhjetëra qytetarë tashmë kanë blerë biletat e tyre për të ardhur në Kosovë për t’iu bashkuar protestës se tyre kundër Kryetarit të Kosovës, Hashim Thaçit. Protestë kjo që do të mbahet me datën 29 shtator në ora 14:00 në Prishtinë, ku Lëvizja Vetëvendosje, ka paralajmëruar se do të ketë protestë paqësore. “Porsa e shpallëm thirrjen për protestën që do të mbahet në Prishtinë në datën 29 shtator, filluan të vijnë lajme shpresëdhënëse nga mërgata. Dhjetëra qytetarë që e duan Kosovën, atdheun e tyre, tashmë kanë blerë biletat e tyre për të ardhur në protestë”, ka thënë Kurti përmes videos në rrjetin social. “Ne i dimë vështirësitë e juaja të dashur bashkatdhetar ju keni nevojë për shkolla shqipe, Kosova dhe Shqipëria duhet të bashkëpunojnë e të bëjnë më tepër, duhet t’i përzgjedhin arsimtaret më të mirë që i kemi të gjuhës shqipe dhe t’i dërgojnë në Gjermani, Zvicër, në Skandinavi, ne Britani e në Amerikë, e kjo nuk do të ndodhe me ketë qeverisje”, shtoi ai.

Kontrolloni gjithashtu

Rrezikohet rruga e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës pas rekomandimeve të Francës dhe Gjermanisë

Hapat e fundit të Kosovës drejt anëtarësimit në Këshillin e Evropës shfaqin shenja të kthimit …