Kryetari i Nismës, Fatmir Limaj, ka vazhduar takimet e shumta me mbështetësit nëpër fshatrat e Malishevës

Kryetari i Nismës Fatmir Limaj, ka vazhduar takimet me mbështetësit e tij nëpër fshatrat e Malishevës. Limaj mbrëmë në takimin që ka zhvilluar me përkrahësit e Nismës në fshatrat e Malishevës. Ai ka thënë se, kauza për çlirimtarët po merr mbështetje të madhe. “Kauza jonë ‘Me Çlirimtarët’ mbrëmë mori mbështetje të jashtëzakonshme në fshatrat Mirushë, Burim dhe Carrallukë të Malishevës”, ka thënë Limaj. Limaj është shprehur tejet mirënjohës ndaj  bashkëluftëtarëve dhe mbështetësve të rinj të këtyre fshatrave që janë rreshtuar fuqishëm krah frymës së Nismës për zgjedhjet e 14 shkurtit. “Falë kontributit të madh që qytetarë të shumtë anekënd vendit po i japin Nismës Socialdemokrate, pas 14 shkurtit zëri i çlirimtarëve do të jehojë fuqishëm në Parlamentin e Kosovës”, është shprehur Limaj.

Kontrolloni gjithashtu

Haga refuzon shtimin e Bislim Zyrapit në listën e dëshmitarëve të mbrojtjes, por pranon pesë deklaratat e tij për verifikim

Gjykata sepciale në Hagë ka refuzuar kërkesën e mbrojtjes së Hashim Thaçit për ta shtuar …