Berat Rukiqi: Manipulimi statistikor nuk po ndalet, një shifër të ngadalësimit të inflacionit, në një muaj të vetëm kjo qeveri e quan sukses

Kryetari i OEK-ut, Berat Rukiqi, thotë se opsioni më real për liberalizim efektiv të vizave është fillimi i vitit 2020

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi, ka thënë se opsioni më real për liberalizim efektiv të vizave është fillimi i vitit 2020. Rukiqi përmes një postimi ai ka thënë se gjasat për vendim pozitiv për vizat gjatë këtij viti nga Këshilli i Ministrave, janë 50/50, shkruan lajmi.net Ai kështu ka thënë për shkak se janë dy shtete me fuqi të jashtëzakonshme në BE, të cilat për një arsye apo një arsye tjetër, janë duke kundërshtuar liberalizimin e vizave për Kosovën: Franca dhe Holanda. “Janë dy shtete me fuqi të jashtëzakonshme në BE, të cilat për një arsye apo një arsye tjetër, janë duke kundërshtuar liberalizimin e vizave për Kosovën: Franca dhe Holanda. Gjasat për vendim pozitiv për vizat, brenda këtij viti, janë 50/50. Në Këshill, çështjet e ngjashme nuk kanë shkuar në asnjë rast për votim, nëse nuk ka një konsensus, sidomos me vendet që kane fuqi, jo vetëm të votës.Opsioni më real për liberalizim efektiv, është fillimi i vitit 2020”, ka shkuar ai.

Kontrolloni gjithashtu

Komisioni për Politikë dhe Demokraci i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës miraton raportin për kërkesën e anëtarësimit të Kosovës

Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës ka shënuar një hap të rëndësishëm në procesin e …