leoni

Gëzim Kelmendi

Kryetari i Partisë FJALA, Gëzim Kelmendi uron zgjedhjen e Mustafa Shentopit kryetar të Parlamentit të Turqisë

Parlamenti i Turqisë me shumicë votash zgjodhi shqiptarin Mustafa Shentop për Kryetar. Kryetari i posa zgjedhur Mustafa Shentop është nga radhët e AK-së partia e Presidentit, Rexhep Taip Erdogan. Politika aktuale e Turqisë së sotme është pothuajse e njëjtë me të kaluarën duke u dhënë mbështetje shqiptarëve me pozita të larta shtetërore. Gjatë periudhës 600 vjeçare sa zgjati sundimi i Perandorisë Osmane ishin rreth 40 kryeministra dhe qindra ministra, mijëra pashallarë dhe mijëra gjeneralë shqiptarë. I nderuari Kryetar i Parlamentit të Turqisë Mustafa Shentop, ju uroj shëndet dhe suksese në punën e juaj si kryeparlamentar. Uroj që zgjedhja e juaj t’i kontribon popullit të Turqisë, por edhe mbarë rajonit dhe globit, thuhet në urimin e Gëzim Kelmendit, drejtuar kryekuvendarit të Turqisë, Mustafa Shentop, me origjinë shqiptare. Të shtojmë me këtë rast se shqiptarët aktualisht udhëheqin katër Kuvende, Kuvendin e Shqipërisë, Gramoz Ruçi, Kuvendin e Kosovës, Kadri Veseli, atë të Maqedonisë, Talat Xhaferi dhe tani Kuvendin e  Turqisë, Mustafa Shëntop.

Kontrolloni gjithashtu

LDK e prerë: Nuk ka koalicion me Vetëvendosjen, qëndrimi ynë është institucional

Lidhja Demokratike e Kosovës ka përsëritur qëndrimin e saj të prerë kundër çdo marrëveshjeje me …