Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli e viziton shtëpinë-shkollë ku në vitet 90-ta ishte i vendosur gjimnazi “Sami Frashëri”

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli e viziton shtëpinë-shkollë ku në vitet 90-ta ishte i vendosur gjimnazi “Sami Frashëri”

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, në Ditën Ndërkombëtare të mësuesit, ka vizituar shtëpinë që ka shërbyer si shkollë në vitet e 90-ta të familjes Hertica në Prishtinë. Ai me këtë rast tha se ka ardhur për vizitë për të shprehur mirënjohje, falënderim për këtë familje që ka vënë pasurinë dhe rrezikuar jetën për t’i shërbyer një kauze të madhe të arsimimit të gjeneratave dhe mbajtur gjallë arsimin shqip. Mehmet Aliu-Hertica, kryefamiljari që ka hapur shtëpinë shkollë në vitet 90-ta ku ka qenë i vendosur gjimnazi “Sami Frashëri” përmbi 8 vjet e ku kanë ndjekur mësimin mbi 1 600 nxënës tha se e ruajnë më fanatizëm këtë objekt. “Ende është si muze dhe i ruajtur nga familja për t’ia kaluar shtetit nën mbrojtje dhe përkujdesje”, theksoi ai. Drejtori i atëhershëm i gjimnazit “Sami Frashëri”, Abdyl Gashi ka shpalosur kujtimet e një kohe më shumë rrezik, por edhe vullnet për shkollën.

Kontrolloni gjithashtu

Behxhet Shala: Të poshtër dhe të pafytyrë, festuan 28 Nëntorin duke përdhosur simbolet kombëtare

Publicisti Behxhet Shala, ka reaguar ashpër pas festimeve të 28 Nëntorit në Kosovë, duke akuzuar …