Kadri Veseli është liruar nga Haga për ta vizituar babain e tij i cili është në gjendje të rëndë shëndetësore

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli paralajmëron zgjedhje të reja në Kosovë brenda një viti

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, ka thënë se vendi do të shkoj në zgjedhje brenda 12 muajve. “Unë ju them sonte këtu që nuk mund të kalojnë 12 muaj pa pasur zgjedhje. Unë do të jem i pari që do kërkoj zgejdhje në momentin e parë që Kosova nuk do të jetë më e rrezikuar nga COVID-19”, ka thënë kryetari i PDK-së. Më tej, ai ka thënë se kjo është një kërkesë e qytetarëve për shkak se ata janë të lënduar me zhvillimet e fundit në të cilat janë përfshirë partitë tjera politike. Veseli ka folur edhe për reformat brenda Partisë Demokratike të cilat sipas tij janë në rrugë të pandalshme.

Kontrolloni gjithashtu

Ariana Musliu-Shoshi godet Konjufcën për fjalimin në OKB: Zëri i Kosovës për Hagën ishte i zbehtë

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu-Shoshi, ka kritikuar ashpër paraqitjen e ministrit të …