Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi e prezanton Sokol Bashotën si kandidat për kryetar të komunës se Klinës

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi e prezanton Sokol Bashotën kandidat për kryetar të komunës se Klinës

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka prezantuar kandidatin për kryetar të ardhshëm të Klinës, ish kryetarin, Sokol Bashota. Krasniqi tha në Klinë se çdo projekt i madh zhvillimor që ka dodhur në këtë komunë që nga paslufta e mbanë vulën e PDK-së dhe kryetarit Sokol Bashota. Ai tha se qytetarët e Klinës e njohin Sokolin e ia njohin përkushtimin dhe më 17 tetor zgjedhjen e kanë të lehtë. Duke folur për qeverisjen aktuale në Klinë, kreu i PDK-së tha se ajo tashmë është parë nga gjithë qytetarët si e dështuar. Ndërsa, kandidati për kryetar të ardhshëm të Klinës, Sokol Bashota, tha se Klina duhet t’i kthehet zhvillimit pasi në vitet e fundit ka degraduar nga qeverisja e keqe.

Kontrolloni gjithashtu

Ish-kongresmeni amerikan Tony Hall me letër emocionuese për krerët e UÇK-së në Hagë: “Jeni vëllezërit e mi, mbahuni të fortë”

Ish-kongresmeni amerikan Tony Hall ka qëndruar së fundmi në Hagë, ku ndonëse nuk arriti të …