Në pikë kalimin kufitar në Merdare ​kolona arrin deri në një kilometër, ndërsa pritjet më shumë se dy orë

Në pikë kalimin kufitar në Merdare ​kolona arrin deri në një kilometër, ndërsa pritjet më shumë se dy orë

Pikë kalimi kufitar në Merdarë vijon të mbetet me fluksin më të lartë edhe mëngjesin e së mërkurës. Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar konfirmoi se radha e mjeteve që presin në hyrje dhe dalje tashmë është një kilometër. Pritja për të hyrë nga kjo pikë kalimi shkon deri në dy orë ndërsa dalja deri në 2 orë e 40 minuta. Pikë kalimi kufitar Dheu i Bardhë mbetet pika e dytë më e frekuentuar. Pritjet në hyrje dhe dalje shkojnë deri në një orë ndërsa radha e mjeteve është 50 metra. Në pikë kalimin kufitar në Muçibabë radhë vihen re vetëm në dalje ku kolona e mjeteve është 500 metra ndërsa pritjet deri në 30 minuta. Pikë kalimet e tjera kufitare si Vërmicë, Jarinje e Mutivodë kanë më pak fluks dhe pritjet nuk kalojnë më shumë se 15 minuta.

Kontrolloni gjithashtu

Edi Rama në Samitin BE–Ballkani Perëndimor, liderët europianë mblidhen në Mal të Zi për zgjerimin e Unionit

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, do të marrë pjesë në Samitin BE–Ballkani Perëndimor që zhvillohet …