Memli Krasniqi

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka ftuar kryeministrin Albin Kurti, në interpelancë për skandalin financiar të Martin Berishajt

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi e ka ftuar kryeministrin Albin Kurti në interpelancë për ambasadorin Martin Berishaj, i dyshuar për përfshirje në një skandal financiar në Slloveni. Lajmin për thirrjen e Kurtit në interpelancë në Kuvendin e Kosovës, e ka bërë me dije të hënën Abelard Tahiri, shef i grupit parlamentar të PDK-së. Sipas tij kryeministri Kurti duhet të japë sqarime për mosshkarkimin e Berishajt. Sa i përket çështjes së Martin Berishajt, ju njoftoj se kryetari Memli Krasniqi ka bërë një kërkesë për interpelancë për kryeministrin lidhur me mosveprimin e tij që ta shkarkojë z. Berishaj. Ju e dini që z. Berishaj është përfshirë në një mega-skandal financiar. Kryeministri Kurti, është duke tentuar ta amnistojë atë”, ka thënë Tahiri. Kjo interpelancë nuk do të mbahet  sepse nuk do të ketë seancë të re në Kuvendin e Kosovës këtë javë. Të hënën, ka dështuar të caktohet seanca e radhës e Kuvendit për shkak të dështimit të mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit.

 

Kontrolloni gjithashtu

Afati për presidentin po afrohet, institucionet ende pezull

Kosova po hyn në një fazë të ndjeshme institucionale, ndërsa 4 marsi afati i fundit …